Secondary Adv

Rriten lehte kostot e ndertimit ne tremujorin e pare: Cmimet e banesave gjithnje e me te larta

Kostot në ndërtimin e banesave kanë pësuar një rritje të lehtë tremujorin e parë të vitit me 0,4% në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

Teksa kostot në ndërtim janë pothuajse në vendnumëro dhe kërkesa për banesa po shfaq dobësi çmimet nga ana tjetër janë rritur me shpejtësi. Sipas të dhënave zyrtare nga banka e Shqipërisë nga viti 2013-deri më 2018 çmimet e banesave janë rritur mesatarisht me 15%. INSTAT raportoi sot se krahasuar me të njëjtin tremujor të një viti më parë, indeksi i grupit ”Kosto të tjera” u rrit me 1,6 %, pasuar nga grupi “Shpenzime për paga” dhe ”Shpenzime makinerie” përkatësisht me 1,3 % dhe 1,0 %. Ndërsa rënie kanë shënuar grupet “Shpenzime transporti” dhe “Shpenzime materiale” përkatësisht me 1,0 % dhe 0,4 %. 

 

Në tremujorin e parë 2019 ndryshimi tremujor i indeksit të kushtimit në ndërtim shënoi rënie me 0,3 %. Krahasuar me tremujorin e katërt të vitit 2018, rënie kanë shënuar grupet: “Shpenzime transporti” me 1,0 %, “Shpenzime materiale” me 0,5 % dhe “Shpenzime makinerie” me 0,1 % Ndërsa rritje ka shënuar grupi “Kosto të tjera” me 0,3 %. Indeksi i Kushtimit në Ndërtim (për Banesa) (IKN) mat ecurinë e çmimeve të materialeve të ndërtimit, të fuqisë punëtore dhe të shpenzimeve të tjera kapitale që përdoren në ndërtimin e një banese tip (8 – 10kate).

 

IKN është një tregues i rëndësishëm ekonomik për sektorin e ndërtimit. IKN duke filluar nga tremujori i parë 2011 llogaritet me shportën e re të materialeve. Peshat e këtyre materialeve janë llogaritur duke u bazuar në preventivat e shpenzimeve për ndërtimin e një banese shumëkatëshe marrë nga firmat e ndërtimit. Shporta e re përbehet nga 71 zëra nga të cilat 66 janë materiale ndërtimi, teksa çmimet për materialet e ndërtimit mblidhen nga 165 distributorë dhe shitës me shumicë të materialeve të ndërtimit./Monitor


Më të lexuarat