Secondary Adv

Perfundojne punimet ne Autostraden Tirane-Elbasan: Plotesisht e hapur ne dy korsi

Autostrada Tiranë-Elbasan, do të jetë plotësisht e hapur për trafikun duke filluar nga dita e sotme. 

 

Lajmin është publikuar nga Autoriteti Rrugor Shqiptar (ARRSH), i cili përmes një njoftimi të shkurtër në rrjetet sociale bën me dije se aksi Tiranë- Elbasan është i hapur në të dyja krahet e tij. “Pas punës intensive të këtyre muajve, ARRSH ju njofton se rruga Tiranë – Elbasan sapo u hap e plotë për trafikun dhe të gjitha mjetet, në të dyja koristë e saj, pa asnjë kufizim dhe konform te gjitha normave dhe standardeve të sigurisë. Vonesa e shkaktuar ka ardhur për arsye teknike lidhur me shtrimin e tapetit asfaltik për shkak të reshjeve që kanë shoqëruara këto muaj. Tashmë rruga është hapur plotësisht duke shënuar një tjetër premtim te mbajtur për qytetarët”, njofton ARRSH./ SCAN


Më të lexuarat