Secondary Adv

Hartohet projektligji- MF: Bizneset jo me para cash, veprimet permes bankes

Qeveria synon të ulë përdorimin e parave cash në ekonomi dhe për këtë ka hartuar një projektligj, çka detyron bizneset të hapin llogari bankare në emër të subjektit. 

 

Kështu të gjitha bizneset me xhiro mbi 2 milionë lekë në vit do të detyrohen të pajisen me llogari bankare. Për ato biznese që nuk e zbatojnë ligjin parashikohen edhe panalitete. Ministrja e financave paraqiti projektligjin në komisionin e ekonomisë. Por deputetët në komisionin nuk ranë dakord për nivelin e gjobës nga 50 mijë për personat fizikë deri në 100 mijë lekë tatimpaguesit me statusin person juridik. Kryetari i komisionit propozoi përgjysmimin e penaliteteve.“Masa administrative e kërkesës për të hapur llogari është e domosdoshme duhet të mbështetet është detytim ligjorë sigurisht është bërë për arsye të dyfishta, por une do bëj propozimet e mia. 

 

Propozimi im për pikën a është 25 mijë lek, për pikën b 50 mijë lek dhe përgjysëm e 75 mijë lek e organizatave jo fitimprurëse sepse besoj duhet të kemi parasysh ngarkesën fiskale” u shpreh Ahmetaj. Ahmetaj i kërkoi ministres së financave që së bashku me guvernatorin të veprojë dhe të detyrojë bankat të ulin komisionet. “Do duhet që të uleni me guvernatorin të detyroni sistemin bankarë me instrumentet ligjorë që keni që kosto e mbajtjes së llogarive të ulet sepse tani do i kemi te gjithe mbi 2 mln lek xhiro do i kemi me detyrim në sistemin bankarë por momentin që do të jenë në sistemin banker nuk duam të shtojmë kostot për biznesin e vogël.” -tha Ahmetaj. Ministria e Financave thotë se ndryshimet ligjore janë kërkuar nga Këshilli i Europës, më konkretisht Agjencia europiane kundër Pastrimit të Parave “Moneyval”./Balkanweb


Më të lexuarat