Secondary Adv

HEC apo turizem ne Vjose- Klosi: Zone e mbrojtur vetem pjesa e siperme e lumit

Ministri i Turizmit dhe Mjedisit vendosi theksin te nevoja për një ekuilibër mes projekteve për prodhimin e energjisë dhe zhvillimit të turizmit në zonat me potencial të lartë.

 

Gjatë Forumit Ndërkombëtar të Kartës së Energjisë, Ministri i Turizmit dhe Mjedisit, vendosi theksin te nevoja për gjetjen e një ekuilibri mes projekteve për prodhimin e energjisë dhe zhvillimit të turizmit te zonat që paraqesin një potencial të lartë natyror. Ndërkaq, pyetur nga TV SCAN mbi zhvillimin e luginës së Vjosës, ku qeveria po avancon me projektet e hidrocentraleve në Poçem dhe Kalivaç, ndërkohë që mjedisorët kërkojnë shpalljen e zonës Park Kombëtar, Klosi u shpreh se ekziston një plan i qartë për pjesën e sipërme të lumit.

 

Pak ditë më parë 3 organizata shqiptare dhe të huaja shpalosën vizionin e tyre për luginën e lumit Vjosa, duke propozuar krijimin e Parkut të parë Kombëtar të Lumit të Egër në Europë, si dhe duke evidentuar vlerat e rralla natyrore dhe potencialin e zhvillimit të turizmit që ofron zona. Megjithatë, sipas tyre ndërtimi i hidrocentraleve do të zhbënte vizionin për një park unik të këtij lloji në të gjithë Europën. Po ashtu, rreth 60 shkencëtarë vendas dhe të huaj kanë vlerësuar se pjesa më me vlerë është pjesa mesme e lumit, ku parashikohet zbatimi I këtyre projekteve./Scan


Më të lexuarat