Secondary Adv

Rruga Transballkanike ne Vlore, nis aksioni per prishjen e banesave

Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, (IKMT),  ka nisur sot në mëngjes aksionin për prishjen e ndërtimeve që preken nga ndërtimi i rrugës Transballkanike në lagjen “Kushtrimi” të qytetit të Vlorës.


Mjetet e Inspektoriatit Kombëtar të Mbrojtjes së Territorit nisën aksionin për prishjen e banesave në lagjen “Kushtrimi”, në hyrjen veriore të qytetit të Vlorës, ku është planifikuar të ndërtohet segmenti që lidh autostradën Levan-Vlorë me “Transballkaniken”.


Sipas IMKT-së, aksioni për prishjen e ndërtesave në lagjen “Kushtrimi”, do të vijojë paralelisht edhe me lirimin e hapësirave publike në brendësi të qytetit bregdetar. Nga nisja e këtij aksioni deri më tani janë shembur 500 objekte në Vlorë.
Ky aksion, që ishte paralajmëruar prej dy javësh, nisi në kushtet e një mirëkuptimi të plotë me banorët e zonës, të cilët ishin njoftuar më parë në përputhje me afatet ligjore që parashikojnë veprime të tillë.


Gjatë veprimeve për prishjen e banesave, nuk është rregjistruar asnjë incident, madje, në shumicën e rasteve, vetë banorët kanë rrëzuar një pjesë të banesave ku ishin larguar më parë orenditë shtëpiake dhe mobiljet.


Në këtë zonë, ndodhen rreth 130 banesa të ndërtuara në pjesën më të madhe pas vitit 1990-të. Për shpronësimin e tyre, Këshilli i Ministrave ka akorduar fondin përkatës, ndërkohë që për ato banesa që nuk disponohej dokumentacioni i nevojshëm, familjeve u është mundësuar pagesa e qerasë për një periudhë 2 vjeçare.


Më të lexuarat