Secondary Adv

Roli i ndermarrjeve shteterore ne ekonomi- FMN: Ne Shqiperi zene vetem 10 per qind

Ndërmarrjet shtetërore në Shqipëri zënë 10 për qind të totalit të ekonomisë në vend, sipas të dhënave nga një studim i Fondit Monetar Ndërkombëtar. 

 

Studimi tregon se sektori shtetëror është më shumë i pranishëm në Bjellorusi, Rusi dhe Poloni dhe në një përqindje më të vogël në vendet e tjera ish komuniste kjo përqindje vjen në e ulët. Në Bjellorusi sektori shtetëror zë gati 35 për qind të ekonomisë, ndërsa na krahun tjetër të grafikut qëndron Sllovakia ku ndërmarrjet shtetërore zënë më pak se 3 për qind të totalit të ekonomisë. Interesant mbetet fakti, që edhe pse Polonia është një vend i zhvilluar tashmë ku ekonomia e saj ka përparuar më shpejt se vendet e tjera ish bllokut komunist ndërmarrjet shtetërorë ende kanë një rol të madh në ekonominë e vendit duke kontribuar në rreth 18% të totalit.

 

Një dekadë më parë roli i ndërmarrjeve shtetërore në ekonominë e tyre ishte më i madh. FMN vlerësoi se pothuajse në të gjitha vendet ndërmjet 2005 dhe 2016 pjesa e Ndërmarrjeve Shtetërore në totalin e vlerës së shtuar ra me 5-10 pikë përqindjeje gjatë kësaj periudhe. Gjithashtu ndërmarrjet shtetërorë në rajonet në zhvillim punësojnë një numër shumë më të vogël personash se në vitet 2000. I vetmi vende ku roli i ndërmarrjeve shtetërore në ekonomi është rritur në raport me një dekadë më parë është Bosnja. 

 

Ndërmarrjet Shtetërore në rajonet në zhvillim por edhe në Shqipëri janë të përqendruara në menaxhimin e burimeve natyrore të tilla si nafta, energjia, transporti dhe minierat. Shumica e vendeve e ka të kufizuar ekspozimin e Ndërmarrjeve shtetërore në sektorët e bujqësisë, ndërtimit dhe prodhimit. Studimi i thelluar për tre vende në zhvillim si Serbia, Sllovakia dhe Letonia tregoi së ndërmarrjet shtetërore në këto vende kanë produktivitet më të ulët se kompanitë e sektorit privat./Monitor 


Më të lexuarat