Secondary Adv

Ndertimi ne krize, nderkohe rritet biznesi i mobiljeve e dyshekeve

Ndonëse tregu i ndërtimit është prej më shumë se pesë vitesh në krizë, industria mbështetëse e tij po arrin të gjejë forma jo vetëm për të mbijetuar, por edhe për t’iu gëzuar ritmeve dy shIfrore të rritjes.


Nëse ju kanë vrarë veshin reklamat e pafund për dyshekë e mobilie, apo orendi të tjera shtëpiake, duket se ato e kanë dhënë efektin te konsumatori.  Të dhënat e INSTAT tregojnë se importet e mobilerive, krevatëve, dyshekëve, llampave dhe pajisjet e ndriçimit janë rritur me rreth 22% në vitin 2014, në raport me vitin e mëparshëm, duke qenë nëngrupi i 13-të me rritjen më të madhe në vlerë absolute, në listën e 89 nëngrupeve të raportuara nga INSTAT.
Konkretisht, vitin e kaluar u importuan rreth 43 milionë euro mobilie, krevatë, dyshekë, llampa dhe pajisje ndriçimi, rreth 8 milionë euro më shumë se një vit më parë.


Tregu rezulton të jetë rimëkëmbur pas një rënieje të fortë që pësoi në periudhën 2011-2013-n, kur importet e këtij grupi u tkurrën me përkatësisht 8, 14 dhe rreth 2%.


Ndoënse prodhuesit vendas të mobilieve janë ankuar vazhdimisht për rënie të aktivitetit dhe disa janë detyruar të mbyllin bizneset, importi i tyre ka lulëzuar sërish në 2014-n. Një biznes i mirë po rezultojnë dhe dyshekët, çka shihet dhe nga shtimi i numrit të kompanive që e reklamojnë këtë produkt në televizionet shqiptare. Nuk po mbeten mbrapa ndërkohë, as pajisjet e ndriçimit./Monitor


Më të lexuarat