Secondary Adv

Nis puna per mbjelljen e 45 mije pemeve dekorative ne Fushe Kruje

 

Në Fushë Krujë ka nisur puna për mbjelljen e 45 mijë fidanëve drurë dekorativë, për të mbuluar sipërfaqet e dëmtuara dhe të zhveshura nga shpërthimet e gurorëve dhe djegia e gëlqeres.


Vendin e sipërfaqeve të dëmtuara dhe të zhveshura nga shpërthimet e guroreve dhe djegia e gëlqeres do ta zënë pemët dekorative. Në kurorën e Fushë Krujës ka nisur puna për mbjelljen e 45 mije fidanëve drurë dekorative, punë e cila do të përfundojë në muajin mars të këtij viti.
Një masë e tillë ka krijuar me tepër ndjesinë e një aksioni të madh ku janë përfshire thuajse te gjitha strukturat administrative shtetërore dhe vendore si dhe ndërmarrjet ekonomike në vartësi të shtetit. Sot ishte Këshilli i Qarkut të Durrësit që nëpërmjet ndërmarrjes se rrugëve në vartësi të saj nisi nga puna për mbjelljen e 500 rrënjeve pisha.


Me këtë rast, në Fushë Krujë ishin të pranishëm Kryetari i Këshillit të Qarkut të Durrësit Alfred Mullaraj si dhe Prefekti i këtij qarku Roland Xhelilaj. Kreu i Këshillit të Qarkut Alfred Mullaraj tha se "kjo është një nisëm që synon të shërojë plagët e shkaktuara nga shpërthimet e guroreve apo nga ndotjet e fabrikave të çimentos. Gjithashtu synohet përmirësimi i cilësisë së jetës të banorëve të kësaj zone të dëmtuar mjaft përsa i përket mjedisit".


Ndera Prefekti Roland Xhelilaj sqaroi se kjo punë e nisur është pjesë e programit të qeverisë për t’i kthyer vendit sipërfaqet e gjelberuara. Ai tha se te gjitha ndërmarrjet shtetërore sikurse janë porti detar, hekurudha, aluizni, shkollat e mesme, repartet e MNZ e te tjera do të mbjellin pjesën e tyre në këtë kurore, por jo vetëm pasi puna do te vijoje edhe me gjelbërimin e mjediseve ku ata punojnë. Të tilla janë oborret e shkollave, të kopshteve, të qendrave administrative te tjera.


Më të lexuarat