Secondary Adv

Faturat e arbitrazhit rendojne taksapaguesit: 2,5 mln euro per avokate me 2018

Vendimet e gjykatave ndërkombëtare po rëndojnë çdo vit e më shumë taksapaguesit shqiptarë në dy forma. 

 

E para nëpërmjet tarifave të larta që paguhen ndaj zyrave të huaja të avokatisë të specializuara për gjykatat ndërkombëtare dhe së dyti për shumat e mëdha që qeveria shqiptare do të paguajë për çështjet e humbura në këto gjykata. Sipas të dhënave nga Ministria e Financave në vitin 2018 u paguan nga buxheti i shtetit 300 milionë lekë ose 2.5 milionëeuro për të mbrojtur çështjet kundër shtetit shqiptar në gjykatat ndërkombëtare. 2,5 milionë eurot ishin shtesa fondesh për tre kontrata me zyrat avokatore për të mbrojtur shtetin shqiptar në gjykatat ndërkombëtare, teksa miliona euro janë paguar në vitet e mëparshme. Kjo është vetëm një pjesë ë vogël e faturës që qeveria shqiptare po paguan për të shlyer vendimet e gjykatave të jashtme. 

 

Në sirtarët e buxhetit janë dhjetëra vendime që gjykata e tëdrejtave të njeriut ka dhënë për shlyerjen e ish pronarëve. Faturat mbi 50 milionë euro të paguara dhe në proces nga buxheti i shtetit janë vetëm për ish pronarët. Ndërsa pritet tëdalin vendimet edhe për 106 çështje në proces në Gjykatën e Strasburgut të cilat kapin vlerën e 1 miliardë eurove sipas burimeve nga shoqata e ish pronarëve. Më herët këtë muaj Gjykata Ndërkombëtare ICSID e urdhëroi Shqipërinë që t’i paguajë biznesmenit italian Francesco Becchettit një shumë prej 110 milionë eurosh për shpronësimin e investimeve të tyre në një stacion televiziv. Më herët në vitin 2017 qeveria kishte humbur një gjyq 13 milionë euro në gjykatat ndërkombëtare./Monitor 


Më të lexuarat