Secondary Adv

Lajm i mire per sezonin turistik: Hapet njeri krah i bypassit te Fierit

Kryeministri së bashku me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, kanë inspektuar punimet në bypassin e Fierit dhe kanë njoftuar hapjen e njërës korsi për lëvizjen e automjeteve.

 

Kryeministri Edi Rama së bashku me ministren e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku, kanë inspektuar punimet në bypassin e Fierit, duke konfirmuar se është hapur zyrtarisht njëra korsi e tij për lëvizjen e automjeteve. “Më në fund historia e pafundme e ngërçit të rrugës së Fierit gjatë sezonit turistik, merr fund me hapjen e njërës anë të bypass-it, duke e lehtësuar shumë ndjeshëm qarkullimin drejt jugut dhe anasjelltas”, ka shkruar në faqen e tij zyrtare të Facebook Kryeministri. Në nëntor pritet të hapet krahu tjetër i bypass-it, ndërsa komplet punimet do të finalizohen sipas kontratës në shkurt 2020./Scan


Më të lexuarat