Secondary Adv

ARRSH shpall fituesin per mirembajtjen e Tunelit te Krrabes: 194.8 mln leke per 2 vjet

Autoriteti Rrugor Shqiptar ka shpallur kompaninë fituese që do të bëjë menaxhimin, mirëmbajtjen e pajisjeve dhe operimin e tunelit të Krrabës.

 

Tenderi është fituar nga kompania 4 A-M, me një ofertë prej 194.82 mln lekë pa TVSH, një vlerë shumë pranë fondit limit të vënë në dispozicion nga ARRSH, që ishte 194.92 mln lekë. Në garë ka marrë pjesë dhe konsorciumi i kompanive Salillari dhe Albaelettrica, me një ofertë prej 155.57 milion lekë, por ai është skualifikuar për shkak të mosparaqitjes së disa prej dokumenteve të kërkuara. Ky tender nuk kaloi pa probleme, duke qenë se pas shpalljes së tij kompania ED Konstruksion ankimoi procedurën pranë Komisionit të Prokurimit Publik, ndërkohë që pas vendimit të këtij të fundit ajo nuk ka marrë pjesë në garë.

 

Kontrata që do të nënshkruhet do të ketë një afat kohor 2-vjeçar, ndërkohë që ajo nuk përfshin 2 lotet e tjerë të aksit Tiranë-Elbasan, nga rrethrrotullimi i TEG deri te hyrja e tunelit, si dhe aksin nga dalja e tunelit deri në hyrje të qytetit të Elbasanit. Që prej fillimit të kohës së shfrytëzimit, tuneli i Krrabës ka funksionuar vetëm me një korsi lëvizjeje, duke detyruar kështu drejtuesit e mjeteve që të ulin shpejtësinë e lëvizjes. Ai ka 2 tuba me gjatësi 2580.3 metra në anën e djathtë dhe 2320.6 metra në të majtën./Scan


Më të lexuarat