Secondary Adv

Biznesi i vogel perben 99 per qind te totalit- BB: Operojne ne kushtet e menaxhimit primitiv

Sipas të dhënave të Bankës Botërore, në tregun shqiptar bizneset e vogla dhe të mesme (SME) përbëjnë rreth 99% të totalit të bizneseve në vend. 

 

Në to angazhohet plot 81% e totalit të të punësuarve dhe janë pikërisht ndërmarrjet e vogla e të mesme që kontriboujnë me 67% të mjeteve monetare në qarkullim. Megjithatë Banka Botërore thekson se këto biznese operojnë në kushtet e një menaxhimi primitiv. Kështu gjendur përballë në mungesë të plotë të praktikave të menaxhimit financiar, proceset operacionale të biznesit kryhen pothuajse me intuitë. Ka qënë pikërisht një anketë ndërmarrë nga Banka Botërore, në fundin e vitit 2018, prej së cilës është dalë në përfundimin se bizneset e sektorit operojnë në mungesë orientimi dhe pronarët, nisur nga mungesa e vizionit dhe karakterit sipërmarrës ende përdorin intuitën. 

 

Shkak i një situate të tillë bëhet edhe kërkesa e ulët ose inekzistente në shumicën e rasteve që pronarët kanë për shërbime të menaxhimit financiar, të cilat ndihmojnë rritjen e biznesit. Kështu mbajtja e pasqyrave financiare në përgjithësi kryhet nga persona jo të kualifikuar mjaftueshëm. Si rrjedhim edhe të dhënat e gjeneruarar prej tyre kanë një karakter kontabël të dobët, që ndikon pastaj negativisht në cilësinë e raporteve financiare. Shtuar këtu edhe faktin se shumica dërrmuese e SME-ve në vend përdorin deri në tepri Excel për mbajtjen dhe përpunimin e të dhënave financiare.

 

Për shkak të kostove shumë ulëta që Excel ka krahësuar me sisteme të tjera të cilat do të kërkonin shumë shpenzime monetare dhe burime të afta njerëzore për të ndërvepruar me to; ose për shkak të lehtësive në përdorim dhe një shkalle të ulët kompleksiteti, ende bizneset shqiptare bazojnë veprimtarinë e tyre mbi Excel. Por duke mos kuptuar ende vlerën e informacionit që zotërojnë, rolin e mirëmenaxhimit tek proceset e punës, apo edhe shmangien e sa më shumë kostove, kjo thjeshtësi pune bëhet shpesh shkaku i manipulimit të të dhënave financiare dhe gabimeve në rezultatet finale. Nga ana tjetër, për ndërmarrjet e mesme vihet re një tjetër qasje. 

 

Në përgjithësi ato përdorin teknologji pak më komplekse si SAP, Pastel, Caseware, megjithatë edhe këto programe ERC të vjetruara dhe relativisht të shtrenjta. Si paketa kontabiliteti ato kanë licencën të lirë, por kosto të lartë mirëmbajtje dhe në rastin e bizneseve shqiptare që duan të operojnë me kostot më minimale, mungesa e përditësimit nuk  ofron analiza të përmirësuara në funksionet e raportimit. Gjithashtu, përveç menaxhimit të dobët dhe mungesës së teknologjisë, raporti thekson edhe faktin se gati gjysma e sektorit vepron në informalitet, duke e bërë tregun jo produktiv. Sipas vrojtimit praktikat e konkurrentëve në sektorin informal ishin problemi i dytë më i madh për firmat shqiptare ku 41% e tyre raportojnë të konkurrojnë ndaj bizneseve të paregjistruara./Atlasi.al


Më të lexuarat