Secondary Adv

Bashkite zgjeruan stokun e detyrimeve gjate fushates: Kryeson Bashkia e Tiranes

Në tremujorin e parë të 2019, bashkitë kanë zgjeruar më tej stokun e detyrimeve të prapambetura duke e çuar në 7.2 mld lekë, vlerë kjo që shënon rritjen prej 5.9%.

 

Kështu sipas kategorive, 48.2% e stokut të detyrimeve të prapambetura zihet nga investimet, 20.4% nga detyrimet për mallra dhe shërbime, rreth 17.4 % nga vendime gjyqësore dhe 11.8% nga detyrime të tjera. Në fakt legjislacioni në fuqi në lidhje me shlyerjen e detyrimeve të prapambetura është i trajtuar gjerësisht. Kështu detyrimet e prapambetura të bashkive u evidentuan në mënyrë sistematike, që prej fillimit të vitit 2015, kohë kur u miratuar edhe VKM nr. 50/2014 “Për miratimin e strategjisë për parandalimin dhe shlyerjen e detyrimeve të prapambetura të planit të veprimit” dhe udhëzimi i Ministrisë së Financave nr. 5/2014 “Për shlyerjen e detyrimeve të prapambetura”. 

 

Megjithatë pavarësisht kuadrit ligjor, institucionet e pushtetit vendor janë ende në borxh me arkën e shtetit. Nga 61 bashki të vendit, 8 prej tyre, institucionet vendore të qyteteve të mëdha mbajnë një peshë prej plot 67.7% të stokut total të detyrimeve të prapambetura në fund të tremujorit të parë të 2019-ës. Këtu kryeson Bashkia Tiranë me rreth 35.9% e stokut, nivel ky rreth 6.35% më i lartë krahasuar me fundit e vitit të kaluar. Detyrimet e Bashkisë së Tiranës, u rritën me 572.2 milionë lekë deri në  fundin e Marsit. 

 

Pas saj renditen me vlerat respektive Bashkia Kavajë me 75 milionë lekë, Berati me 28.3 milionë, Korçë me 39.7 milionë dhe Prrenjasi me 27.7 milionë lekë detyrime të papaguara. Nga ana tjetër një sërë bashkish kanë shlyer gjatë tremujorit një pjesë të konsiderueshme të detyrimeve të tyre ndaj buxhetit të shtetit. Këtu përmenden Bashkia Kamëz me 123.2 milionë lekë, Bulqiza me 49.1 milionë, Selenica me 53.3 milionë lekë detyrime të paguara, etj./Atlasi.al


Më të lexuarat