Secondary Adv

Legalizimi i pallateve pa leje- ALUIZNI: Lista e dokumenteve qe duhen plotesuar

ALUIZNI ka njoftuar vijimin e punës për legalizimin e pallateve pa leje, të dalë nga leja e ndërtimit, apo të braktisura nga investitori.

 

Sipas njoftimit edhe pse janë ndërtuar që prej vitit 1997 e kanë vijuar deri në vitin 2015, banorët e këtyre apartamenteve kanë mundur të fillojnë te bëhen pronarë të banesave të tyre, vetëm dy vitet e fundit, kur Këshilli i Ministrave nxori vendimin e posaçëm për të pajisur me certifikatë pronësie banorët e këtyre kategori pallatesh. ALUZINI tha se arsyeja e miratimit të kësaj VKM, ishte zgjidhja e problemit të një fluksi të madh qytetarësh, të cilët kishin blerë apartamente apo njësi shërbimi, por nuk ishin pajisur me certifikata pasurie, pasi ndërtuesit e kishin braktisur në mes procedurën.

 

Megjithatë, sipas njoftimit, vetëm në Tiranë qe prej vitit 2017 kur u fut ne proces legalizimi i tyre, kanë përfunduar procesin e hipotekimit 142 pallate të tilla me rreth 7100 apartamente dhe njësi shërbimi dhe sipërfaqe të përgjithshme ndërtimi 620.000 m2. Sipas njoftimit, me qëllim përmirësimin e shërbimit, lehtësimin dhe përshpejtimin e procedurave, për pajisje me leje legalizimi dhe certifikate pronësie te këtyre pallateve, është e nevojshme përgatitja e dokumenteve dhe materialeve të duhura. Lista e dokumenteve që duhet të plotësohen për legalizimin e pallateve është:   

 


Më të lexuarat