Secondary Adv

Cmimi i ri i energjise do te aplikohet per faturat e shkurtit

 

Konsumatorët e energjisë do të paguajnë me çmimet e reja energjinë e faturuar të këtij muaji. Ndërsa nga nga muaji i ardhshëm do të nisë të aplikohet në 4 zona të Tiranës vendosja e matësve inteligjentë të energjisë.


Adrian Çela u shpreh ditën e djeshme në komisionin e Veprimtarisë Prodhuese, Tregtisë dhe Mjedisit, se tarifimi i ri për konsumatorët pas heqjes së fashës mbrojtëse prej 300 kilovatësh, do të llogaritet dhe aplikohet në faturat e muajit shkurt.
Administratori i OSHEE-së tha se në mbarë vendin rezultojnë rreth 50 mijë kontrata të tilla. Megjithatë, plani i kompanisë është që ky lloj faturimi të mos aplikohet më pas janarit të vitit të ardhshëm.


Gjatë seancës dëgjimore, administratori i OSHEE-së njoftoi se duke nisur nga muaji i ardhshëm do të nisë të aplikohet në 4 zona të Tiranës vendosja e matësve inteligjentë të energjisë. Kjo fazë e parë do të shërbejë si periudhë testimi dhe si moment vendimmarrjeje nëse e njëjta praktikë do të ndiqet në të gjithë vendin apo jo.


Çela tha se të gjithë personat që kanë paguar në postë faturat e energjisë elektrike, por që për shkak të mosrakordimit me Operatorin e Shpërndarjes së Energjisë elektrike figurojnë si debitorë, nuk do të cilësohen të tillë deri në mbyllje të procesit të rakordimit. Bizneset dhe konsumatorët familjarë janë shtresat më të goditura nga tarifat e reja të energjisë që do të hyjnë në fuqi më 1 janar.
Për konsumin deri në 300 kilovatë, fatura mujore rritet me 23%. Për bizneset, çmimet do të rriten nga 16-33%. Banka Botërore rekomandon që kolapsi i borxheve do të mund të shmanget me rritje të përgjithshme të tarifave deri në 30%, në varësi të masave të tjera. Çmimet e reja të energjisë do të rëndojnë më së shumti shtresat e varfra të popullsisë dhe biznesin.


Cmimi i ri i energjisë
Enti Rregullator i Energjisë (ERE) vendosi që çmimi i energjisë për konsumatorët familjarë të jetë 9.5 lekë nga 1 janari. Heqja e fashës mbrojtëse prej 300 kilovatë në muaj do të prekë rreth 76% të familjeve shqiptare që konsumojnë në këtë nivel. Bazuar në raportin vjetor të Entit Rregullator të Energjisë për vitin 2013, rreth 76.3% e të gjithë konsumatorëve familjarë i përkasin bllokut të konsumit deri 300 kwh/muaj.


Një familje që konsumon 300 kilovatë në muaj, me çmimet aktuale paguan një faturë mujore prej 2310 lekësh në muaj. Me tarifën e re do të paguajë 2350 ose 540 lekë më shumë. Një familje që aktualisht konsumon 600 kilovatë në muaj, paguan 2350 lekë për konsumin deri në 300 kilovat dhe 4050 të tjera mbi këtë nivel, duke u faturuar gjithsej me 6360 lekë.


Me tarifat e reja, kjo familje do të paguajë 5700 lekë ose 660 lekë më pak. Duke filluar që nga 1 janari, faturat e energjisë do të jenë më të lira për shtresat e mesme dhe ato me të ardhura më të larta dhe do të jenë më të shtrenjta për më të varfrit. Tarifa për një familje të varfër rritet me 23%, ndërsa për familjet me të ardhura të mesme tarifa ulet me 10.3%.


Më të lexuarat