Secondary Adv

FSHZH nis rikonstruksionin e Vollges ne Durres: Do krijohet zone multifunksionale

Shëtitorja “Taulantia” në Durrës njohur gjerësisht si zona e “Vollgës” po i nënshtrohet rikonstruksionit tërësor. 

 

Shëtitorja fillon nga porti dhe mbaron te Sfinksi. Fondi Shqiptar i Zhvillimit bën të ditur se muri ekzistues po shembet pjesë-pjesë sipas kuotave të parashikuara, ndërkohë që po vijohet me ndërtimin e shkallareve drejt detit. Referuar njoftimit të FSHZH-së, ndërhyrjet janë të tipologjive të ndryshme për të krijuar një zonë multifunksionale me: 

-hapësira publike

-sheshe

-hapësira të gjelbëruara

-sistem i ri ndriçimi

-parqe për aktivitete sportive  

 

-kënde lojërash për fëmijë.

-lidhje me vijën bregdetare

-kënde për spektakle dhe evenimente të vogla.

Projekti financohet nga qeveria shqiptare dhe zbatohet nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit në bashkëpunim me Bashkinë Durrës./Scan  


Më të lexuarat