Secondary Adv

Perurohet Ambasada e SHBA ne Kosove: 250 mln euro per ndertimin e godines gjigante

Rreth 5 vite më parë në Kosovë filloi ndërtimi i Ambasadës më të madhe në Ballkan, që është ajo e SHBA-së, e cila u përurua ditën e sotme.   

 

Ndërtimi i objektit gjigant, kushtoi plot 250 milionë dollarë, ndërsa pritet që brenda saj të punojnë rreth 700 persona. Amerika njihet si një prej shteteve më përkrahëse ndaj Kosovës, e këtë e kanë dëshmuar shumë herë. Një gjë të tillë e bënë edhe të enjten gjatë inaugurimit të saj. Ambasada Amerikane në Prishtinë nuk është e zakonshme, e as e thjeshtë. Aty nuk do të jetë vetëm vendi ku do të merren vizat, pasi që kjo ndërtesë, do të ketë edhe një rezidencë për trupat e marinës amerikane.

 

E shtrirë në afro 5 hektarë, Ambasada ka një hapësirë prej 15.800 metra katrorë. Ndërsa presidentja e atëhershme, Atifete Jahjaga, njoftonte se ambasada do të punësojë rreth 700 persona. Objektin e mahnitshëm të saj e kanë projektuar David Brody Bond Architects and Planners, të cilët ambasadori amerikan, Philip Kosnett, i falenderoi përzemrërsisht gjatë fjalimit të tij sot. Inaugurimi i Ambasadës së re Amerikane është bërë gjatë ditës së enjte. Në ceremoni përveç figurave të larta të vendit, si presidenti Thaçi e kryeministri Haradinaj, mori pjesë edhe miku i afërt i kosovarëve, kongresisti amerikan Eliot Engel.

 

Pas pavarësisë së Kosovës në vitin 2008, Shtetet e Bashkuara vendosën zyrtarisht marrëdhëniet diplomatike me Kosovën dhe Zyra u bë Ambasadë. Që nga viti 1999, qeveria e SHBA-së ka investuar në Kosovë rreth 2 miliardë dollarë, dhe ka ndërtuar një objekt të ri të ambasadës me vlerë shumëmilionëshe në dollarë, që është më 4 korrik 2019, pikërisht në Ditën e Pavarësisë së SHBA-së./Monitor 


Më të lexuarat