Secondary Adv

Perfundon ndertimi i linjes se transmetimit Boville–Yzberisht: Bashkia asfalton rruget e prekura

Banorët e qytetit të Tiranës kanë jo vetëm një linjë të re të transmetimit të ujit të pijshëm, por nga sot edhe një rrugë me standarde.

 

Kështu deklaron Bashkia e Tiranës, e cila thotë se pas ndërtimit të linjës së transmetimit Bovillë–Yzberisht në zonën e Institutit, çdo centimetër i rrugëve të prekura nga ky investim t’i rikthehet normalitetit në kohë reale. Mjetet e rënda të Bashkisë kanë asfaltuar edhe këtë pjesë të rrugës, ndërkohë që falë investimit në rrjetin ujësjellës, banorët e zonës së Kasharit, Yzberishtit, Astirit, Kombinatit dhe Kodër Kamzës do të kenë më shumë ujë të pijshëm, por edhe më cilësor./Balkanweb


Më të lexuarat