Secondary Adv

Ne 23 mars hapet tenderi per mirembajtjen e rruges se Kombit, tarifa 5 euro

 

Ministri i Transportit dhe Infrastrukturës, Edmond Haxhinasto, në një intervistë për Agjencinë e Lajmeve “KosovaPress” deklaroi se me dhënien me koncesion të Rrugës së Kombit, kjo e fundit do të bëhet me sistemin e pagesës. Sipas Haxhinastos, tarifa që do të vendoset është 5 euro.


Gjatë intervistës, ministri i Transportit bëri me dije se më 23 mars do të çelen procedurat për tenderin e mirëmbajtjes së Rrugës së Kombit. “Gjithçka që do fitohet do shkojë për t’i mirëmbajtur këto rrugë, për t’i risjellë ato me standarde më të larta, me qëllim që t’u ofrohet qytetarëve dhe ekonomisë një cilësi më e lartë.


Është folur për një tarifë rreth 5 euro për këtë rrugë, dhe besoj se tarifa që kemi vendosur për këtë segment është nën mesataren e rajonit”, tha ministri. Po ashtu, Haxhinasto ka folur për patentat me pikë, si dhe ka sqaruar se nuk do të ketë rritje të çmimit të patentave.


Tenderi për mirëmbajtjen e rrugëve
E rëndësishme për sigurinë Haxhinasto thotë të jetë edhe mirëmbajtja e rrugëve, e cila deri më tani sipas tij, ka qenë në nivele krejtësisht të papranueshme. Në mesin e këtyre rrugëve hynë edhe Rruga e Kombit, për të cilën Haxhinasto i arsyeton vonesat me ndryshimet që do të duhej të bëheshin në ligj. “Në fakt kjo është përpjekja e dytë për ta dhënë Rrugën e Kombit me koncesion.


Arsyeja pse e kemi shtyrë nga angazhimi i parë ka qenë, është sepse ka pasur nevojë për disa ndryshime ligjore të rëndësishme, pasi një procedurë e tillë në formën që ishte ligji për koncesionet ishte e pamundur të bëhej, po më datën 23 mars ne do kemi hapjen e ofertave të kompanive për këtë rrugë.
Në fakt, kjo është përpjekja e dytë për ta dhënë Rrugën e Kombit me koncesion. Arsyeja pse e kemi shtyrë nga angazhimi i parë ka qenë sepse ka pasur nevojë për disa ndryshime ligjore të rëndësishme, pasi një procedurë e tillë, në formën që ishte ligji për koncesionet, ishte e pamundur të bëhej.
Po në datën 23 mars ne do kemi hapjen e ofertave të kompanive për këtë rrugë. Në fakt, vendosja e pagesave në disa nga segmentet e sistemit tonë rrugor do të vazhdojë, është pjesë e një projekti gjithashtu që jemi duke kryer dhe realizuar së afërmi.


Dhe besoj që do të vendoset, pra një sistem i tillë, një regjim i tillë do të vendoset edhe në akse të tjera, me qëllim që të garantojmë pikërisht një mirëmbajtje shumë më cilësore se aktualisht. Gjithçka që do fitohet do të shkojë për t’i mirëmbajtur këto rrugë, për t’i risjellë ato me standarde më të larta, me qëllim që t’u ofrohet qytetarëve dhe ekonomisë një cilësi më e lartë. Është folur për një tarifë rreth 5 euro për këtë rrugë, dhe besoj se tarifa që kemi vendosur për këtë segment është nën mesataren e rajonit.


Më të lexuarat