Secondary Adv

Shembja e Teatrit Kombetar nis pas dy muajsh- Veliaj: Sapo eshte hapur tenderi

Javën e kaluar pati tension dhe përplasje te Teatri Kombëtar mes një grup artistësh dhe policisë, pasi Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit pretendonte se po përgatitej shembja e godinës. 

 

Javën e kaluar pati momente tensioni dhe përplasje te Teatri Kombëtar mes një grupi artistësh dhe policisë, pasi Aleanca për Mbrojtjen e Teatrit pretendonte se po përgatitej shembja e godinës, ndërkohë që kryebashkiaku Veliaj e ka cilësuar si histeri koletive, pasi sipas tij sapo është hapur thirrja për tenderin. “Teatri është ilustrim ideal i histerisë kolektive. Shkon drejtori i vjetër me një dumdum që të marrë dy-tre dosje, arkivën, financën duke qenë se ka dy vjet se janë te ArtTurbina dhe krejt papritur plas histeria se do prishet teatri, por jemi muaj larg. Ka dy muaj kohë thirrja që kemi hapur. 

 

Ne në 22 korrik hapëm thirrjen për teatrin, që do të jetë dy muaj, këta i kanë betejat imagjinare, janë vetëm te kokat e tyre, pasi në realitetin jashtë jeta vijon normalisht. Shumë prej vendimeve që ju mund t’u duken të pafajshme mund të përballen me histeri. Dëgjoj këta që flasin si ekspertë për teatrin, Soreca sapo tha se kjo është politizuar. Gara për Teatrin është hapur me ligjin e ri. Të shkojmë në një teatër pa tallash, jo me kollë dhe aktorët të mos ndërrohen në korridore” tha ai./Lexo.al


Më të lexuarat