Gjendja e akseve rrugore pas motit te keq: ARRSH ben me dije zonat ku ka pasur bllokime
Autoriteti Rrugor Shqiptar ka bërë të ditur të dhëna lidhur me situatën e akseve rrugore në kushtet kur vendi është përfshirë nga moti i keq.
Referuar njoftimit të ARRSH-së, në disa akse, kryesisht në zonën veriore të vendit, gjatë natës së kaluar ka pasur reshje shiu me intensitet të lartë. ARRSH në bashkëpunim me kompanitë e mirëmbajtjes deklaron se ka qenë në gatishmëri dhe është bërë e mundur pastrimi i rrugëve. Të gjitha akset kryesore të vendit kanë që të hapura.
Rajoni Verior
Në aksin H. Hotit – Tamarë, si dhe në akset Shkodër-Muriqan dhe Ura e Kirit – Mjedë, Mjedë – Pukë – Fushë Arrës – Kukës, në Murriqan, ne Qafe Qele Puke sidomos në zonen Gomsiqe ka pasur rënie inertesh, por pa krijuar probleme në qarkullim.
Rajoni Jugor
Reshjet e shiut kanë qenë me intesitet mesatar, nuk ka pasur probleme në asnjë segment, si rrjedhojë qarkullimi ka vazhduar normalisht. Gjatë gjithë kësaj kohe kontraktori ka qenë në monitotrim në të gjitha segmentet rrugore.
Rajoni Qendror
Në aksin rrugor Krujë-Sarisalltik kanë rrëshqitur gurë të mëdhenj, nuk ka pasur bllokim të rrugës për asnjë moment, por qarkullimi i mjeteve është bërë i mundur vetëm me një korsi. Aktualisht po punohet për pastrimin dhe kthimin në normalitet të këtyre segmenteve./SCAN