Secondary Adv

IKMT aksion pergjate aksit Milot-Rreshen: Planifikon te prishe 35 objekte pa leje

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka njoftuar nisjen e një aksioni në aksin kombëtar rrugor Milot-Rrëshen.

 

Sipas njoftimit, janë planifikuar të prishen rreth 35 objekte përgjatë këtij segmenti, me funksion shërbimi-tregtimi, kryesisht me konstruksione metalike. IKMT tha se këto objekte janë pa leje dhe gjithashtu janë edhe burime të rrezikshme për aksidente rrugore. Për fat të mirë sipas njoftimit, IKMT ka gjetur mirëkuptim edhe nga shumica e poseduesve të këtyre objekteve, të cilët kanë nisur t’i çmontojnë vetë elementët./Scan


Më të lexuarat