
Projektligji, Financat vendosin kufi per parane cash tek gjithe bizneset
Projektligji i ri për faturat tatimore online, që është prezantuar dje nga ministrja e Financave dhe Ekonomisë dhe drejtoresha e përgjithshme e Tatimeve, përveç ndryshimit të sistemit të raportimit dhe kërkesës që çdo biznes të regjistrojë edhe nënshkrimin e vet elektronik, përmban edhe një kufuzim të sasisë së parasë “cash” që mund të mbahet nga subjektet në arkë.
Klasifikimi
Sipas draftit, për subjektet mikro dhe personat fizikë, maksimumi i arkës do të jetë 150.000 lekë. Këtë detyrim e kanë njësitë ekonomike, që në datën e raportimit nuk tejkalojnë kufijtë e të paktën dy prej tri kritereve të mëposhtme: aktivi të jetë 15 milionë lekë; të ardhurat nga veprimtaria ekonomike (qarkullimi) të jenë 30 milionë lekë dhe numri mesatar i punonjësve gjatë periudhës raportuese, 10. Në fund të vitit 2018, në vend kishte rreth 120 mijë ndërmarrje me më pak se 10 punonjës, duke përjashtuar subjektet bujqësore, ose rreth 94% të totalit të subjekteve jo bujqësore në vend.
Ndërkohë, për subjektet e vogla maksimumi i arkës vendoset në nivelin 500.000 lekë. Njësi ekonomike të vogla janë njësitë ekonomike, të cilat në datën e raportimit nuk tejkalojnë kufijtë e të paktën dy prej tri kritereve të mëposhtme: aktivi, 150 milionë lekë; të ardhurat nga veprimtaria ekonomike (qarkullimi), 300 milionë lekë; numri mesatar i punonjësve gjatë periudhës raportuese, 50.
Për subjektet e mesme drafti parashikon që maksimumi i arkës të jetë 800.000 lekë. Njësi ekonomike të mesme janë njësitë ekonomike, të cilat në datën e raportimit nuk tejkalojnë kufijtë e të paktën dy prej tri kritereve të mëposhtme: aktivi, 750 milionë lekë; të ardhurat nga veprimtaria ekonomike (qarkullimi), 1.5 miliardë lekë; numri mesatar i punonjësve gjatë periudhës raportuese, 250.
Ndërsa për subjektet e mëdha maksimumi i arkës do të jetë 1.700.000 lekë. Njësi ekonomike të mëdha quhen ato njësi, që në datën e raportimit tejkalojnë kufijtë e të paktën dy prej tri kritereve të mëposhtme: a) aktivi, 750 milionë lekë; të ardhurat nga veprimtaria ekonomike (qarkullimi), 1.5 miliardë lekë; numri mesatar i punonjësve gjatë periudhës raportuese, 250.
Detyrimi
Projektligji vendos detyrimin që, në përputhje me kategorizimin e mësipërm, subjektet, në rastet kur e kalojnë shumën maksimale të parasë në arkë gjatë ditës, të paguajë diferencën në bankë jo më vonë se ditën pasardhëse të punës. Sasia e parasë “cash” që lejohet të mbahet nga bizneset
Subjektet mikro
dhe personat fizikë deri në 150.000 lekë
Subjektet e vogla deri në 500.000 lekë
Subjektet e mesme deri në 800.000 lekë
Subjektet e mëdha deri në 1.700.000 lekë
Si kategorizohen subjektet sipas madhësisë së xhiros dhe punonjësve
Subjektet mikro dhe personat fizikë janë ato që nuk tejkalojnë kufijtë e të paktën dy prej tri kritereve të mëposhtme: aktivi të jetë 15 milionë lekë; të ardhurat nga veprimtaria ekonomike (qarkullimi) të jenë 30 milionë lekë dhe numri mesatar i punonjësve gjatë periudhës raportuese, 10
Subjektet e vogla janë ato që nuk tejkalojnë kufijtë e të paktën dy prej tri kritereve të mëposhtme: aktivi, 150 milionë lekë; të ardhurat nga veprimtaria ekonomike (qarkullimi), 300 milionë lekë; numri mesatar i punonjësve gjatë periudhës raportuese, 50
Subjektet e mesme janë ato, të cilat nuk tejkalojnë kufijtë e të paktën dy prej tri kritereve të mëposhtme: aktivi, 750 milionë lekë; të ardhurat nga veprimtaria ekonomike (qarkullimi), 1.5 miliardë lekë; numri mesatar i punonjësve gjatë periudhës raportuese, 250
Subjektet e mëdha janë ato, që tejkalojnë kufijtë e të paktën dy prej tri kritereve të mëposhtme: a) aktivi, 750 milionë lekë; të ardhurat nga veprimtaria ekonomike (qarkullimi), 1.5 miliardë lekë; numri mesatar i punonjësve gjatë periudhës raportuese, 250.
Më të lexuarat









