Secondary Adv

Perdorimi i internetit ne Shqiperi rritet me 11 per qind ne 2014

 

Gjatë viteve 2010-2014 shërbimi i aksesit në internet që ofrohet nga rrjete fikse dhe celulare është karakterizuar nga norma pozitive rritjeje. Autoriteti i Komunikimeve Elektronike në raportin e fundit njoftoi se, përgjatë 2014 numri i pajtimtarëve më akses broadband nga rrjetet fikse u rrit nga 182,556 në 206,896, ose 13 për qind më shumë.


Pjesët e tregut sipas numrit të pajtimtarëve me akses broadband fiks pothuajse nuk kanë pasur ndryshime thelbësore. Po ashtu edhe shërbimi i aksesit të internetit nga rrjete 3G shfaqi prirje rritëse duke u rritur me rreth 10.5 % nga periudha paraardhëse (fundi viti i 2013).
Norma mesatare e penetrimit për të dy segmentet shkoi  rreth 11.66% (7.31 % nga rrjete fikse dhe 4.35% nga rrjetet 3G. Numri i pajtimtarëve me akses interneti nga rrjetet 3G u rrit nga 111, 367( në fund të 2013) në 123,060 gjatë 2014.
Në fund të tremujorit të katërt numri i përdoruesve të telefonisë me akses në internet broadband UMTS nëpërmjet aparatëve të telefonit celuar shënoi rreth 0.87 milion.
Qarku me normë penetrimi për internetin nga rrjetet fikse më të madh për këtë periudhë është Tirana me rreth 12.7% dhe ajo më penetrim më të vogël rezulton Dibra me rreth 2 %.
Gjatë tremujorin të  katërt të vitit 2014 u regjistruan 2,111 domain-e,  ku në total janë rreth 14 mijë domain-e aktive deri më 31 Dhjetor 2014.


Më të lexuarat