Popullsia ne renie te lire, bien lindjet dhe shtesa natyrore
Në tremujorin e dytë të vitit përveç emigracionit të lartë, dhe lëvizjeve të brendshme qarqet e Vlorës, Beratit, Korçës dhe Gjirokastrës patën një shtesë natyrore negative, ndryshe nga 8 qarqet e tjera.
INSTAT ka publikuar të dhënat demografike për tremujorin e dytë të këtij viti. Ecuria e treguesve demografikë vijon të jetë e trishtë. Edhe për këtë tremujor lindjet, si dhe shtesa natyrore e popullsisë, kanë shënuar rënie në raport me një vit më parë. Numri i lindjeve, për tremujorin e dytë 2019 rezulton 6.362, duke shënuar një rënie prej 5,7%, krahasuar me tremujorin e dytë 2018. Numri i vdekjeve, për tremujorin e dytë 2019 rezulton 4.777, duke shënuar rënie prej 5,7%, krahasuar me tremujorin e dytë 2018. Gjatë tremujorit të dytë 2019, numri i lindjeve tejkaloi me 1.585 numrin e vdekjeve. Shtesa natyrore e popullsisë, për tremujorin e dytë 2019 pasqyron një rënie prej 5,5%, në krahasim me tremujorin e dytë 2018. Në tremujorin e dytë 2019, shtesa natyrore e popullsisë shënon vlerën më të lartë në Qarkun e Tiranës, ku numri i lindjeve tejkalon me 969 numrin e vdekjeve. Në tremujorin e dytë 2019, shtesa natyrore regjistron vlerë negative në katër qarqe. Vlera më e ulët shënohet në Qarkun e Korçës, ku numri i vdekjeve tejkalon me 93 numrin e lindjeve.
Lindjet Numri më i madh i lindjeve, për tremujorin e dytë 2019 regjistrohet në Qarkun e Tiranës, me 2.157 lindje, të cilat shënojnë rënie me 4,2%, në krahasim me tremujorin e dytë 2018. Numri më i ulët i lindjeve, për tremujorin e dytë 2019 regjistrohet në Qarkun e Gjirokastrës, me 111 lindje, duke pasur një rënie prej 10,5%, në krahasim me tremujorin e dytë 2018. Nëntë nga 12 qarqet e vendit pësuan rënie të numrit të lindjeve në tremujorin e dytë 2019, krahasuar me tremujorin e dytë 2018. Rëniet më të mëdha të lindjeve, gjatë kësaj periudhe e shënojnë Qarku i Shkodrës me 17,7% dhe ai i Fierit me 15,0%. Qarqet, të cilët kanë shënuar rritje të numrit të lindjeve janë Kukësi me 6,3%, Elbasani me 5,7% dhe Korça me 4,8%.
Vdekjet Gjatë tremujorit të dytë 2019, numri më i ulët i vdekjeve regjistrohet në Qarkun e Kukësit, me 104 vdekje, me një rënie prej 23,0%, në krahasim me tremujorin e dytë 2018. Nëntë nga 12 qarqet e vendit pësuan rënie të numrit të vdekjeve në tremujorit të dytë 2019, krahasuar me tremujorin e dytë 2018. Rënien më të madhe të vdekjeve, gjatë kësaj periudhe e shënon qarku i Kukësit me 23,0 % dhe Shkodrës me 16,3 %. Qarku i Korçës nuk ka pasur ndryshime krahasuar me të njëjtin tremujor të vitit të mëparshëm, ndërsa qarqet të cilat kanë shënuar rritje të numrit të vdekjeve janë Berati me 16,5% dhe Tirana me 3,9%./Monitor/