Secondary Adv

Projekti per zgjerimin e Portit te Durresit: Tender per shtimin e siperfaqes ne zonen lindore

Zona lindore e Portit të Durrësit do të ketë shtim sipërfaqësor me qëllim zhvillimin e mëtejshëm të Portit të Durrësit.

 

Në mënyrë të vazhdueshme, janë kryer investime në port, në infrastrukturën tokësore si dhe detare. Autoriteti Portual i Durrësit ka shpallur tenderin në Agjencinë e Prokurimit Publik, me një fond prej 26.8 milionë lekëve, të vënë në funksion të investimit. Puna që parashikohet do të konsistojë në ndërtimin e kalatës së re, rregullimin dhe përgatitjen e një tjetër zone, realizimin e ndërtesave dhe faciliteteve, duke përfshirë administratën, punishtet si dhe utilitetet. Megjithatë, sipas projektit, puna parashikohet të jetë e shtrirë në kohë, çka do të thotë se punimet do të kryhen e realizohen me faza. Për të gjithë aplikantët, tenderi do të qëndrojë i hapur deri në 26 gusht, ora 11:00./Scan


Më të lexuarat