Secondary Adv

Vijojne punimet ne bulevardin e Vlores- Rama: Se shpejti Sheshi i ri i Flamurit

Kryeministri Rama ka publikuar fotot nga punimet në bulevardin 'Ismail Qemali' në Vlorë. 

 

Por përveç kësaj pjese vetë Rama paralajmëron edhe ndërtimin së shpejti të Sheshit të Ri të Flamurit, si dhe veprave të tjera në këtë qytet. Ai përdor thënie e vjetër popullore "gur gur bëhet mur dhe mur mur bëhet kalaja'' si dhe ironizon me vlonjatët të cilët i quan të paduruar. Rama shprehet se veç tyre është duke përballuar sharjet e përqeshjet e atyre që për çdo punë kanë një llaf të keq për të thënë."Pas dekadash degradimi e zymtie të pistë po rritet po rritet fuqia tërheqëse e qytetit turistik, vlera e apartamenteve e njësive tregtare, mundësitë e punësimit e të vetëpunësimit përmes shërbimeve, interesi për investime të mëdha private në turizëm"- shprehet Rama për Vlorën. 

 

Statusi i plotë i kryeministrit Rama

Pak nga pak po del në dritë edhe Bulevardi “Ismail Qemali” në Vlorë, ku pas dekadash degradimi e zymtie të pistë, po rritet fuqia tërheqëse e qytetit turistik, vlera e apartamenteve e njësive tregtare, mundësitë e punësimit e të vetëpunësimit përmes shërbimeve, interesi për investime të mëdha private në turizëm. Gur gur bëhet mur e mur mur bëhet kalaja, duke përballuar padurimin epik të vlonjatëve dhe sharjet e përqeshjet e atyre që për çdo punë kanë një llaf të keq për të thënë. Së shpejti Sheshi i Ri i Flamurit dhe të tjera akoma.../Shqiptarja.com


Më të lexuarat