Hapet se shpejti Arena Center: Qendra tregtare ne Stadiumin e ri Kombetar
Metropolit shqiptar i shtohet një qendër e re, e parashikuar të jetë destinacion i mijëra qytetarëve çdo ditë.
E pozicionuar në zemër të Tiranës, “Arena Center” është unike në llojin e saj, për shkak se ndodhet në Stadiumin e ri Kombëtar. Ajo ka një sipërfaqe prej 54,000 metra katrore dhe është konceptuar dhe krijuar mbi bazën e standardeve më të larta ndërkombëtare të shëndetit dhe sigurisë. “Arena Center” është dizenjuar të jetë një hapësirë e hapur, miqësore, sociale që njerëzit të bëhen bashkë si dhe një qendër tregtare (Komplekse) moderne. Në këtë Qendër Tregtare pritet të ketë një kombinim të shumë shërbimeve, si dyqane, restorante dhe zona argëtimi e mbi të gjitha, hotelin Marriott International, të cilat garantojnë që do të jetë një destinacion i modës dhe stilit, mjaft i frekuentuar, duke ofruar eksperiencën më te mirë në të gjithë qytetin.
Ndërkaq, mësohet se në një total prej 12,000 metrash katrorë hapësirë, do të jenë të destinuara të përdoren për zyra, të dizajnuara në mënyrë mjaft fleksibël. Atmosfera relaksuese e restoranteve, baret e shumta të hapura me pamje nga jugu, si dhe sektori i dyqaneve, që do të jenë të pozicionuara kryesisht në katin e parë janë një tjetër atraksion për qytetarët. Ajo që vlen të përmendet është që ambienti nuk është ideal vetëm për aktivitetet e jetës së përditshme, por në veçanti për bizneset që do marrin hov në këtë vend perfekt. E bukura e kësaj qendre të re është që infrastruktura që e rrethon, ofron mundësinë e krijimit të një ekosistemi tërheqës duke bërë që njerëzit të mblidhen dhe të bëhen pjese e eventeve të përvitshme të argëtimit. Mos harroni të jeni pjesë e hapjes së madhe të Qendrës më të re Tregtare “Arena Center”, në Nëntor të këtij viti./Balkanweb