Secondary Adv

Gazsjellesi TAP, prezantohen perfitimet per Korcen

Fillimi i punës për ndërtimin e gazsjellësit TAP, projekti që prek zonën jugore të Shqipërisë, do të sjellë përfitime afatgjata për rajonin, për banorët e qytetit të Korçës dhe të gjithë Shqipërisë.


Ky projekt pritet të ketë një impakt të rëndësishëm në ekonominë shqiptare, ka mbledhur në një takim kryebashkiakun e Korçës, Sotiraq Filo dhe Drejtorin e Departamentit të ASM, Anton Mifsud Bonnici, Country Managers, të Shqipërisë, Greqisë dhe Italisë.
Gjatë takimit, të dyja palët diskutuan mbi udhën që do ndiqet për realizimin e këtij projekti, ku Korça do të jetë rajoni i parë që do të preket në vendin tonë. TAP do nisë udhëtimin nga konsorciumi i Azerbajxhanit për të kaluar në Turqi, Greqi, Shqipëri dhe më tej përmes detit Adriatik, në Itali.


Realizimi i këtij projekti do të nisë në fillim të vitit 2016, teksa aktualisht po vijojnë konsultat me drejtues vendorë për pikat ku do kalojë tubacioni, si dhe për shpronësimet që do ketë në zona të caktuara.

 


Ky projekt do të kalojë në territorin e komunave Bulgarec, Mollaj dhe Vithkuq, që do të jenë pjesë e Bashkisë së Korçës. Gjatë takimit u vlerësuan mundësitë e punësimit të banorëve të këtyre zonave gjatë realizimit të projektit dhe për këtë, Bashkia e Korçës mori gatishmërinë për plotësimin e kësaj kërkese.
Ky projekt do të sjellë përfitime afatgjata për rajonin, për banorët e qytetit të Korçës dhe të gjithë Shqipërisë./ATSH


Më të lexuarat