Secondary Adv

Sektori i turizmit i orientuar drejt nje tjeter viti pozitiv: 3.3 milione vizitore ne 7 muaj

Share on Google+

Shifrat e korrikut dëshmuan se sezoni veror po i jep një shtysë turizmit hyrës edhe për këtë vit. 

 

Instituti i Statistikave raporton se Shqipërinë e vizituan afro 1.2 milionë turistë të huaj, në rritje me 14.5% krahasuar me korrikun 2018. Numri i përgjithshëm të vizitorëve për 7-mujorin arriti në 3.3 milionë, 12% më shumë krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Efektin kryesor në rritjen e turizmit gjatë sezonit e ka dhënë shtimi i ndjeshëm i vizitorëve nga Kosova. Për korrikun, numri i tyre u rrit me 25%, ndërsa për 7-mujorin kaloi pragun e një milionëve. Në raport me vitin e kaluar, numri i vizitorëve nga Kosova është rritur me afro 14% dhe ata përbëjnë rreth një të tretën e numrit të përgjithshëm të vizitorëve të huaj. Mes të tjerash, kjo tregon se vendosja e taksës së kalimit në Rrugën e Kombit nuk duket të ketë frenuar fluksin e vizitorëve nga Kosova, të paktën deri tani. 

 

Rritje dyshifrore për korrikun regjistroi edhe numri i turistëve nga Anglia, Gjermania dhe Zvicra. Turizmi nga vendet e Europës Perëndimore ngelet në rritje të kënaqshme edhe për këtë vit, megjithatë turizmi hyrës vazhdon të mbështetet kryesisht në hyrjet e shtetasve nga vendet fqinje. Vizitorët nga vendet kufitare përbëjnë rreth 60% të numrit total të vizitorëve të huaj për këtë vit. Sezoni veror tregon që sektori i turizmit është i orientuar drejt një tjetër viti pozitiv, duke rritur edhe peshën e tij në ekonominë e vendit. Sipas Bankës së Shqipërisë, turistët e huaj shpenzuan në Shqipëri afro 1.9 miliardë euro për vitin 2018. Por, nga ana tjetër, edhe turizmi dalës i shqiptarëve po rritet me ritme të larta. Sipas Instat, daljet jashtë vendit u rritën me 11% për korrikun. Për gjithë 7-mujorin, shqiptarët regjistruan gjithsej afro 3.2 milionë vizita jashtë vendit./Scan


Më të lexuarat