Secondary Adv

Del bilanci paraprak per TAP: Mbi 200 mln euro fitim pas vitit te pare te operimit

Gazsjellësi TAP mund të regjistrojë një fitim neto prej 238 mln euro pas vitit të parë të operimit, pra në 2021, sipas vlerësimeve të një prej partnerëve të konsorciumit.

 

Në total, progresi në përfundimin e gazsjellësit fiksohet në 90%, ndërkohë që tubacionet janë shtrirë thuajse të gjithë, në masën 99% në pjesën tokësore. Pa u përfunduar mbetet vetëm pjesa nënujore, që do të lidhë Shqipërinë me brigjet e Puglias në Itali. TAP ka filluar punën në 2016 dhe projektohet të përfundojë vitin e ardhshëm, kur edhe do të transportohet gazi azer për në Europë, përmes Shqipërisë. Janë 3500 kilometra tubacione që pritet të ulin ndjeshëm varësinë e Europës nga gazi rus. Mesa duket nga vlerësimet paraprake,Tap është një projekt nga i cili fitojnë të gjithë; së pari Europa, që do të marrë gaz pa presionin dhe shantazhin e Rusisë, por edhe vetë konsorciumi që përbëhet nga 5 kompani të ndryshme globale. Edhe vendet nga ku do të kalojë, si Shqipëria do të korrin përfitim të madh nga gazsjellësi./Scan


Më të lexuarat