Secondary Adv

Del VKM: 545 mln leke per pronaret qe preken nga ndertimet pa leje ne keto qytete

Këshilli i Ministrave, ka vendosur kompensim financiar për pronarët e pasurive të paluajtshme, të zëna nga ndërtimet informale në disa drejtori vendore. 

 

Këshilli i Ministrave, ka vendosur kompensim financiar për pronarët e pasurive të paluajtshme, të zëna nga ndërtimet informale në drejtoritë vendore të Kamzë-Vorë, Elbasan, Durrës, Vlorë, Shkodër dhe Kukës. Masa e kompensimit është rreth 44 381 m² dhe vlera e përgjithshme e kompensimit financiar është rreth 545 milionë lekë. Shuma e kompensimit financiar, për pronarët e pasurive të paluajtshme, që preken nga ndërtimet pa leje, kompensimi financiar, do të vihet në dispozicion nga Agjencia e Trajtimit të Pronave, pas miratimit nga kreditori, dhe pasi të ketë përfunduar procedura e ekzekutimit të detyrueshëm. 

 

Për kompensimin e pronarëve do të përdoren po ato të ardhura që arkëtohen nga drejtoritë vendore të Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, si rrjedhojë e kalimit të pronësisë nëpërmjet shitjes së parcelës ndërtimore, si për pasuritë shtetërore edhe për pasuritë e të tretëve, në favor të objekteve informale që legalizohen. Me zbatimin e këtij vendimi do të merret Agjencia Shtetërore e Kadastrës dhe Agjencia e Trajtimit të Pronave, të cilat duhet të kryejnë ndryshimet përkatëse për këto pasuri në regjistrat e pasurive të paluajtshme./Scan


Më të lexuarat