Secondary Adv

FSHZH hap 2 tendera: 750 milione leke per rruget lokale problematike

750 mln lekë është vlera e 2 tenderave të hapur nga FSHZH, me objekt përmirësimin e cilësisë dhe sigurisë në disa akseve rrugore rajonale e lokale, në 4 rajonet e vendit. 

 

Ndërhyrja vjen në funksion të përmirësimit të aksesit në zonat turistike dhe ekonomike, në përputhje me programin e qeverisë “100 fshtarat”. Ndërkohë që, sipas këtij dikasteri  është vene re se gjendja ekzistuese nuk garanton kërkesat dhe standardet ne fuqi, ndërsa  pjesa dërrmuese ka dalë jashtë kushteve teknike te projektimit. Në dokumentet që shoqërojnë procedurën e prokurimit publik nuk saktësohen akset se ku do të ndërhyhet, por bëhet me dije vetëm se është hartuar një listë paraprake me rrugët problematike, ndërkohë që me fondet e vëna në dispozicion mund të trajtohet vetëm një pjesë e tyre. 

 

Pak ditë më parë Fondi Shqiptar i Zhvillimit hapi edhe një tjetër tender me vlerë 375 milion lekëve, i cili parashikon ndërhyrje për sigurinë, ndriçimit dhe sinjalistikës ne akset rrugore rajonale e lokale, të programit “100 fshatra”. Bashkë me 2 tenderët e hapur rishtazi, vlera që pritet të investohet në këto akse arrin në 1.125 miliard lekë. Sipas FSHZH këto investime pritet të kenë një impakt në drejtim të përmirësimit të aksesit të rrugëve rajonale e lokale me kosto të ulët investimi, përmirësimin e cilësisë së jetës së banorëve të zonës dhe përmirësim të shërbimeve komunitare./Scan


Më të lexuarat