Secondary Adv

4818 biznese te reja ne Tirane: Lulezojne sherbimet, mbyllen dyqanet e shitjes me pakice

Në gjysmën e parë të vitit, në kryeqytet janë hapur 4818 biznese të reja. 

 

Të dhënat zyrtare të Drejtoria e Përgjithshme e Taksave dhe Tarifave Vendore (DPTTV) tregojnë se për periudhën Janar-Qershor 2019, janë hapur 4818 subjekte të reja kryesore dhe dytësore në kryeqytet. Numrin më të lartë e përbëjnë aktivitetet e shërbimit me 1979 të tilla, të ndjekura nga shitja me pakicë ku janë hapur 1574 subjekte, shitja me shumicë me 459 subjekte. Në këtë rast, ambulantët renditen në vendin e fundit me vetëm 1 subjekt të hapur. Ndërsa nga ana tjetër, 2155 biznese në Tiranë kanë “ulur qepenat”. Bëhet fjalë për aktivitete kryesore dhe sekondare, të mbyllura, aplikuara për çregjistrim dhe me status pasiv.

 

Sipas kategorive, listën e kryesojnë subjektet që operojnë në sektorin e shitjeve me pakicë, me 971 të tilla e ndjekur nga njësi shërbimi dhe më pas shitje me shumicë. Në fund të listës renditen shoqatat dhe fondacionet. Duke analizuar shifrat, për periudhën Janar-Qershor 2019, numri i bizneseve të reja neto rezulton 2663. Zonat periferike të Tiranës, si Dajti, Kashari, Kërraba janë ato që kanë potenciale për zhvillim biznesi aktualisht, duke qenë se popullsia po ndjek trend rritës dhe çmimet e njësive komerciale me qira apo për shitje, janë më të favorshme.

 

Subjekte të reja, Janar-Qershor 2019

Njësi shërbimi 1979

Shitje me pakicë 1574

Shitja me shumicë me 459

Subjekte të mbyllura Janar –Qershor 2019

Shitje me pakicë 971

Njësi shërbimi 624

Shitje me shumicë 210/Scan


Më të lexuarat