FSHZH hap dy super tendera: 375 mln leke per infrastrukturen rrugore ne zonat turistike
Fondi Shqiptar i Zhvillimit ka shpallur 2 ‘super tendera’ në vlerë 375 milionë lekë.
Fondi limit i vendosur në dispozicion, do t’i shërbejë infrastrukturës rrugore. Në harkun kohor të 20 muajve, që nga nënshkrimi i kontratës me subjektet fituese, do të kryhen rikonstruksione në sinjalistikën rrugore si dhe në sistemin e sigurisë. Në fakt, tenderat rrugor janë të njëpasnjëshëm, pasi jo më larg se javën e fundit të gushtit, FSHZH shpalli 2 tendera të tjerë në vlerën e 750 milionë lekëve. Të gjitha këto investime janë në kuadër të programeve për zhvillimin rajonal, apo programit “100 Fshatrat”
Sipas Fondit Shqiptar të Zhvillimit, këto investime në akset rrugore rajonale dhe lokale, pritet të kenë impakt në rritjen e sigurisë rrugore, përmirësimin e cilësisë së jetës së banorëve, në përmirësimin e shërbimeve komunitare, apo të ndikojnë në përmirësimin e cilësisë së akseve në zonat turistike. Tenderat e njoftuar nga FSHZH në Agjencinë e Prokurimit Publik do të qëndrojnë të hapur deri me 2 tetor dhe aplikantët e interesuar do të kenë mundësinë për të paraqitur ofertat e tyre deri në orën 11:00./Scan