Secondary Adv

Rregullat e reja te Bashkise: Nga 16 shtatori ndalohen makinat qe furnizojne dyqanet ne mengjes

Me nisjen e vitit të ri shkollor në kryeqytet, për të lehtësuar lëvizjen e nxënësve, do ndalohen automjetet që merren me furnizimin e dyqaneve gjatë orës 07:00- 09:00. 

 

Shkolla “Sabaudin Gabrani 1” në njësinë nr. 7 është drejt përfundimit të rikonstruksionit dhe me datë 16 shtator do të hap dyert për 1100 nxënës. Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj ndërsa inspektoi punimet e kryera dha lajmin se fëmijët do ta nisin vitin e ri shkollor 2019-2020 pranë shkollës së tyre dhe me kushte komode. Është një shkollë që i ka dhuruar shumë Tiranës, shumë nxënës, shumë talente, shumë energji pozitive për gjithë komunitetin e Njësisë 7 në rrugën kryesore, në Unazë të Tiranës. Them që e meritonte shkolla një trajtim të tillë. Dhe besoj që duke hequr nga lista një tjetër shkollë që është rikonstruktuar totalisht, na jep mundësi pastaj që të vijojmë të shkojmë në periferi”, tha kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj. 

 

Gjithashtu ai bëri të ditur se me nisjen e vitit të ri shkollor në kryeqytet, për të lehtësuar lëvizjen e nxënësve dhe për të shmangur problematikat në qarkullim, do të bëhet edhe ndalimi i lëvizjes së automjeteve që merren me furnizimin e dyqaneve gjatë fashës së orarit 07:00 deri në 09:00. “Për të gjithë qytetarët dua t’i ftoj që të zbatojnë rregullat e reja të qarkullimit që do të hyjnë në fuqi nga data 16 shtator, nuk do të ketë furnizim çimçakizash dhe patatinash nga ora 7 me 9, se besojmë që kalamajtë janë më të rëndësishëm sesa patatinat. Kështu që do njoftoheni me një urdhër të posaçëm për të gjithë oraret e reja dhe do t’i japim prioritet qarkullimit”, theksoi kryetari i Bashkisë së Tiranës.

 

Kryebashkiaku Veliaj kërkoi nga qytetarët e Tiranës që ta kthejnë shtatorin në një muaj të ecjes në këmbë apoi me biçikletë për ti dhënë qytetit më shumë frymëmarrje dhe për tu siguruar për një ambient më të pastër. “Ka një lëvizje botërore që në vend t’i thotë September, i thotë “Step-tember”, do të thotë: Të ecim sa më shumë. Sa më shumë hapa për ata që kanë shtëpinë afër, për ata që disa hapësira mund t’i bëjnë në këmbë, për ata që disa hapësira mund t’i bëjnë me biçikletë. Do t’i inkurajoja të gjithë që këtë muaj shtatori, ta kthenim në lëvizje për pedonalizimin e qytetit. 

 

Ndaj për t’u siguruar që ata fëmijë që duam t’i shohim të shëndetshëm nuk mbyten nga tymi i makinave që ditën e parë, ta reduktojmë në minimum përdorimin e makinës, edhe ta kthejmë shtatorin në një muaj ku ecim, vrapojmë, pedalojmë për një Tiranë shumë më të shëndetshme që vetë e kemi në dorë , nuk e ka në dorë askush tjetër”, shtoi Veliaj. Falë kësaj ndërhyrje është bërë e mundur rikonstruksioni i ambienteve ekzistuese, përshtatja e këndeve sportive, rikonstruksionin e tarracës, instalimi i sistemit të ngrohjes, riparimi i nyjeve sanitare në godinën për grupin e parashkolloreve, riparimi i rrjetit elektrik dhe sistemimin e rrjetit ti kanalizimeve të shkarkimit të ujërave. Shkolla ka një kapacitet për rreth 1100 nxënës gjithsej, nga të cilët 110 parashkollor në 3 ambiente, dhe 990 nxënës./Shqiptarja.com


Më të lexuarat