Zgjatet bulevardi te ura Teknologjike: Segmenti do bashkohet me Unazen e Madhe
Zona që ndikohet nga projekti shtrihet në një sipërfaqe prej 110 ha, ndërkohë që 2 projektligjet kanë mbërritur në Kuvend për diskutim.
Sipas relacionit që i shoqëron, nëpërmjet këtij projekti mundësohet krijimi i një shtrati me regjim hidraulik efiçent, për të eliminuar problematikën e përmbytjeve, si dhe krijimin e hapësirave të nevojshme të zhvillimit urban të zonës. Gjithashtu, parashikohet disiplinimi i ujërave të bardha e të ndotura, ndriçimi, telekomunikacioni si dhe lidhja me infrastrukturën ekzistuese. Po kështu, parashikohet edhe ndërtimi i 2 urave mbi shtratin e ri të lumit për nevojat e zhvillimit urban. Aktualisht, punimet në Unazën e madhe janë bllokuar për shkak të skandalit të falsifikimit të dokumenteve nga kompania “DH Albania”. Ritenderimi për lotin 1 ka përfunduar pranë Komisonit të Prokurimit Publik për shkak të ankesave të 2 operatorëve. Ndërkohë që, edhe lotet 2 e 3 janë nën hetim, pasi dyshohet se kompania “Vëllezërit Hysa” bëri ofertë fiktive, duke u përdorur si koperturë për tenderin e paracaktuar të lotit 1./SCAN