Secondary Adv

Tiranes i shtohet nje tjeter institucion arsimor: Nis puna per ndertimin e shkolles Nene Tereza

Bashkia e Tiranës njofton se ka nisur punimet për ndërtimin e shkollës më të re në kryeqytet, e cila do të mbajë emrin “Nënë Tereza”. 

 

Falë këtij investimi, nxënësit e zonës së Institutit Bujqësor nuk do të humbasin më kohë për të shkuar në shkollë. Kjo do sjellë eleminim dtë mësimit me dy turne në 4 shkolla 9-vjeçare të zonës dhe do të lehtësohet buxheti i familjeve, duke eliminuar transportin e fëmijëve nëpër shkolla të tjera larg dhe duke shmangur trafikun e orëve të mëngjesit. Siç njofton Bashkia e Tiranës edhe kjo shkollë është konceptuar që pas orarit zyrtar të mësimit të funksionojë si një qendër komunitare. 

 

Kështu që fëmijët në vend që të luajnë e të rrinë në rrugë, do mund të shfrytëzojnë shkollën e re, terrenet e saj sportive, ambientet laboratorike, bibliotekat dhe sallat moderne të studimit, që do të jenë një aset i çmuar për banorët e Institutit Bujqësor. Shkolla “Nënë Tereza” është pjesë e programit për ndërtimin e 17 shkollave të reja në Tiranë që do të rrisin cilësinë e mësimdhënies në kryeqytet./Lexo.al


Më të lexuarat