Secondary Adv

Strategji e re per Menaxhimin e Financave Publike: Ulje borxhit, rritje te ardhurave

Ministria e Financave dhe Ekonomisë ka miratuar strategjinë e re për Menaxhimin e Financave Publike. 

 

Në fokus të ministrisë do të jetë ulja e borxhit publik, konsolidimi fiskal si dhe rritja e të ardhurave. Drafti i ri përmban 7 shtylla kryesore, që sipas ministres Anila Denaj garantojnë rritje ekonomike më të qëndrueshme. Miratohet strategjia e re për Menaxhimit të Financave Publike. Mbledhja më e madhe e të ardhurave dhe funksionimi më me efektivitet i Administratës Tatimore do të jenë në fokus të Minsitrisë së Financave dhe për tre vitet e ardhshme. 

 

Deri në vitin 2022 qeveria shqiptare synon të arrijë, uljen e borxhit publik në nivelin e 60%, përmirësimin e mbikëqyrjes së menaxhimit të investimeve publike, përmirësimin e mbledhjes së të ardhurave, të garantojë më shumë qëndrueshmëri për financimin e buxhetit në nivelet e qeverisë qendrore dhe vendore. Në tërësi e gjithë strategjia e miratuar ka në brendësi 7 objektiva kryesore që duhet të përmbushen brenda 3 vitesh. Një kriter i shtuar është edhe eleminimi i keqmenaxhimit të financave nga administrata. Në draftin e miratuar, Ministria sqaron se shkak për këto ndryshime janë bërë edhe pengesat që janë hasur në strategjinë që është ndjekur nga vitit 2014-2018, ku nuk ka patur një respektim të kritereve të vendosura. 

 

Një nga shembujt e dhënë është kapërcimi i tavanit ligjor prej 60% për raportin e borxhit publik në raport me PBB-në, dhe që nuk u respektua në vitin 2014 ku borxhi arriti mbi 72% të PBB-së. Po ashtu ndikim negativ ka patur edhe shkrirja e ministrive përgjegjëse për financat dhe ekonominë, që solli ndërprerje të aktiviteteve dhe masave për përmbushjen e rezultateve kyçe në përmirësimin e menaxhimit të investimeve publike. Në mbledhjen që ka mbajtur ministrja e Financave Anila Denaj me Komitetit Drejtues të Menaxhimit të Financave Publike ka theksuar se realizimi i këtyre objektivave sjell konsolidimin e ekonomisë si dhe e mbron atë nga risqe të brendshme, ashtu edhe nga ato të jashtme./Shqiptarja.com


Më të lexuarat