Ligji per qeset plastike- Rama: Qershor 2020 afati final i nxjerrjes nga qarkullimi
Sipas vendimit të qeverisë për ndalimin e përdorimit të qeseve plastike, në treg lejohen vetëm qeset e riciklueshme të cilat u jepen blerësve kundrejt pagesës.
Një vit nga hyrja në fuqi e vendimit për ndalimin e qeseve plastike, kryeministri Edi Rama shkruan se është shënuar rezultat pozitiv, pasi sipas tij ka 50% më pak prodhim të tyre."Me hyrjen në fuqi të Vendimit të Qeverisë për “Qeset Plastike” është shënuar një rezultat shumë pozitiv: 50% më pak prodhim të qeseve plastike" thotë ai. Kreu i qeverisë vendos edhe objektivin."Objektivi yne: Qershor 2020 afati final i nxjerrjes së qeseve plastike nga qarkullimi, pas daljes së Ligjit për Ndalimin e Hyrjes, Prodhimit dhe Përdorimit të Qeseve Plastike në Shqipëri'. Sfida e radhës janë shishet, golat dhe pjatat plastike."Dhjetor 2020 afati final i nxjerrjes së shisheve, gotave e pjatave plastike nga qarkullimi, pas daljes së të njëjtit ligj.
Eshtë një objektiv shumë ambicioz, por Shqipëria Turistike që duam nuk mund të bashkëjetojë me qeset e me shishet plastike, prandaj do të vazhdojmë drejt për të realizuar objektivin, duke hyrë në një proces intensiv konsultimi publike" përfundon Rama. Sipas vendimit të qeverisë për ndalimin e përdorimit të qeseve plastike, në treg lejohen vetëm qeset e riciklueshme të cilat u jepen blerësve kundrejt pagesës 5 deri në 10 lekë. Për të gjitha subjektet nga supermarketet e mëdha e deri të tregtarët e vegjël që nuk përdorin qese të riciklueshme, gjobat do të variojnë nga 100 mijë deri në 150 mijë lekë./Shqiptarja.com