Secondary Adv

Rimbursimi i bizneseve nga OSHEE: 2.2 mln leke vlera, ja si do funksionoje tarifimi i ri

Share on Google+

2.2 mln lekë është vlera totale që OSHEE do u kthejë bizneseve të lidhur në tensionin 35 kv, të cilët janë furnizuar prej tij në kuadër të liberalizimit të tregut. 

 

Drejtori i Divizionit të Tregtimit, Elton Sevrani shpjegon se rimbursimi do të kryhet brenda muajit shtator, ndërkohë që vjen pas një vendimi të Entit Rregullator të Energjisë, që ka vendosur ndryshimin e formulës së përllogaritjes së çmimit për këto biznese. Sevrani shpjegon se vendimi i ERE-s diferencon këta biznese nga të tjerët, të cilët në fasha orare të konsideruara si pik, paguajnë 15% më shtrenjtë për energjinë e konsumuar. Në kuadër të liberalizimit të tregut të energjisë elektrike, Operatori I Shpërndarjes ë Energjisë Elektrike po luan rolin e Furnizuesit të Mundësisë së Fundit për rreth 70 biznese të lindur në tensionin 35 kv. Ndërkohë që, pjesa tjetër e bizneseve të këtë tension tashmë kanë dalë në tregun e parregulluar, duke siguruar energjinë nga furnizues alternativë./Scan


Më të lexuarat