Secondary Adv

UKT shtyn afatin per vetedeklarimin e takses se baneses: Dokumentet qe nevojiten

Shtyhet deri më 30 tetor afati për deklarimin e të dhënave të banesës të cilat nevojiten për të përllogaritur taksën e banesës që do paguhet në faturën e ujit.  

 

Tashmë qytetarët do të kenë më shumë se një muaj kohë për të dorëzuar pranë pikave të UKT dokumentet që nevojiten për vetë-deklarimin e të dhënave. Afati për vetë-deklarimin e taksës së banesës, që do të aplikohet në faturën e ujit, është shtyrë deri me 30 tetor. Afati i fundit për të dorëzuar dokumentet e vetë-deklarimin të banesës, ka qenë 15 shtatori, por Drejtoria e UKT njofton se për t'i dhënë më shumë kohë qytetarëve është shtyrë ky afat. Qytetarët gjatë këtyre ditëve janë paraqitur pranë pikave të UKT, ku bëhet dhe vetë-deklarimi, ku ka pasur dhe radhë të gjata.

 

Kujtojmë se në momentin që shkon për të vetë-deklaruar të dhënat, dokumentet që nevojiten janë:

1. Karta e Identitetit

2. Certifikata e Pronësisë me kartelën e pasurisë/ kontrate shitblerje, dhurimi ose shkëmbimi, akt privatizimi apo vetëdeklarimi të ALUIZNI-t, rivlerësim të fundit të pasurisë nëse ka

3. Libreza e ujit apo një faturë UKT.

Llogaritja e taksës së banesës do të bëhet në bazë të vlerës së ndërtesës shumëzuar me shkallën në përqindje të taksës së miratuar me ligj për kategorinë e ndërtesave për banim që është 0.05%./Shqiptarja.com


Më të lexuarat