Secondary Adv

Projekti per trenin Tirane-Durres-Rinas nuk po avancon: Tenderi i punimeve ende i pahapur

Në fund të shtatorit BERZH do shpallë kompaninë fituese që do të hartojë Planin e Menaxhimit të Aseteve, për projektin e rehabilitimit të hekurudhës Tiranë-Durrës.  

 

Kompania fituese do të administrojë një pjesë të financimit që BERZH bën për këtë projekt, ndërkohë që ai vjen pas përzgjedhjes së kompanisë që do të kryejë mbikëqyrjen e punimeve. Realizimi I këtyre procedurave tenderuese është një hap përpara në drejtim të zbatimit të këtij projekti të rëndësishëm në fushën e transportit hekurudhor, ndonëse tenderi për përzgjedhjen e kompanisë që do të kryejë punimet për këtë vepër nuk është shpallur ende. Në total BERZH do të financojë veprën me një hua prej 36 mln euro, ndërkohë që kosto totale e të gjithë projektit arrin në 90 mln euro. 

 

Përveç kredisë së Bankës Evropiane për Rindërtim dhe Zhvillim, 16 mln euro financohen nga buxheti i shtetit, ndërsa 35.4 mln euro janë grant i Bashkimit Evropian. Sipas projektit, linja e rehabilituar Tiranë-Durrës do të lejojë një shpejtësi treni të paktën 100 km/h. Ndërkohë që, linja e re që synohet të shtohet, fillon në km e 27-të nga Durrësi dhe përfundon me një terminal pasagjerësh në Aeroportin “Nënë Tereza”. Pavarësisht se nuk është vendosur ende, çmimi i biletës pritet të kushtojë nga 1-1.2 euro./Scan


Më të lexuarat