Secondary Adv

OSHEE blen perseri energji: Shpenzohen 2.2 mln euro, e dyta brenda Shtatorit

Pas shpenzimit të 12.3 mln eurove për mbulimin nevojave konsumatorë dhe mbulimin e humbjeve në rrjet në shtator, OSHEE ka kryer tjetër blerje me vlerë rreth 2.2 mln euro.   

 

Sipas të dhënave zyrtare nga ky dikaster në total u blenë 31.680 mwh energji, me një çmim mesatar prej 69.1 euro/mwh. Çmimi me të cilin po blihet energjia në procedurat e fundit ka shënuar rritje, duke qenë se në muajin korrik u shpenzua mesatarisht 62.23 euro/mwh, ndërsa për blerjen e e shtatorit çmimi mesatar u shënua në 68.8 euro/mwh. Rënia e prodhimit të energjisë si pasojë e thatësirës ka detyruar Operatorin e Shpërndarjes të rrisë ndjeshëm importet, ndërkohë që sipas të dhënave zyrtare nga fillimi i vitit deri më tani janë shpenzuar në total 138.5 mln euro, pa përfshirë këtu blerjen e fundit.

 

Thatësira e tej-zgjatur nuk po favorizon aspak situatën financiare të OSHEE-së, që ka shfaqur probleme në drejtim të likuidimit të faturave të shit-blerjes së energjisë, ndaj tregtarëve fitues. Sipas të dhënave të INSTAT për 6-mujorin, prodhimi i energjisë elektrike u përgjysmua në krahasim me një vit më parë, çka ka sjellë ulje drastike të eksporteve dhe rritje të lartë importeve. Në gjashtë muaj, Shqipëria importoi 683 GWH energji elektrike, rreth pesë herë më shumë krahasuar me gjysmën e parë të vitit të kaluar./Scan


Më të lexuarat