Secondary Adv

U skualifikua nga tenderi per Kardhiq-Delvine: Gjoka Konstruksion padit ARRSH

Kompania “Gjoka Konstruksion” ka dorëzuar një kallëzim penal në prokurori ndaj drejtoreshës së ARRSH-së, Sonila Qato.

 

Veprimi në fjalë erdhi pasi ARRSH vendosi anulimin e procedurës së tenderit të ndërtimit të tunelit të rrugës Kardhiq-Delvinë, ku kompania “Gjoka Konstruksion” ishte pjesë e garës. Në një prononcim për mediat, avokati i kësaj kompanie pretendon se ARRSH i ka bërë një skualifikim të padrejtë ‘Gjoka Konstruksion’, duke favorizuar një firmë tjetër. Po ashtu avokati pohoi se detyrimi që duhet t’i kthejë shteti kësaj kompanie është 7 miliardë lekë. “Është bërë korrupsion nga drejtoresha e ARRSH. 

 

Janë 4.2 milionë euro të marra në mënyrë të padrejtë më shumë sesa do e kryenim ne veprën publike. Ne kemi thënë; që ekziston vepra penale e korrupsionit. Kjo nuk do të thotë se ska vepra të tjerë, si pabarazia në tendera. Detyrimi që na ka për të kthyer ne është 7 miliardë lekë. E gjithë zhurma që është bërë ndaj kompanisë ‘Gjoka’ nga drejtoresha e ARRSH, ndaj të cilës bëmë edhe kallëzimin penal, është e padrejtë”, tha avokati. Ndërkohë avokati Ibraj u tregua i rezervuar të flasë në lidhje me skandalin e denoncuar nga ‘News24′ e ‘BalkanWeb’, lidhur me punimet që kompania ‘Gjoka Konstruksion’ po kryen në rrugën e Arbrit./Balkanweb


Më të lexuarat