Secondary Adv

Aeroporti i Vlores mund te jepet me koncesion: Ja cila eshte kompania e interesuar

Shoqëria aksionere “Aeropoprtidipuglia”, ka shprehur interes për të marrë nën kontroll aeroportin e dytë të vendit tonë, atë të Vlorës. 

 

Të paktën kjo është ajo që shkruan një prej mediave më të mëdha në vendin fqinj, “Corriere della Sera”. E kontaktuar nga “Scan”, kompania në fjalë nuk e konfirmon interesin për aeroportin e Vlorës, duke preferuar të mos bëjë ende asgjë zyrtare, të paktën deri të Mërkurën, kur Kryeministri Rama do të jetë në panairin e famshëm, “Fiera del Levante”. “Corriere della Sera” ndërkohë, në një shkrim tjetër shkruan se, kryeministri shqiptar të Mërkurën do të jetë në Bari ku do të vizitojë edhe “AeroportidiPuglia”, duke bërë konkret propozimin për menaxhimin aeroportin e Vlorës.

 

E përditshmja italiane shkruan se interesi i kompanisë për të marrë nën kontroll aeroportin e Vlorës ka nisur që tani një debat në vend. Sipërmarrësit vendas i tremben shumë konkurrencës së Shqipërisë, sidomos në sektorin e turizmit, ku çmimet e ulëta bëjnë diferencën. Të tjerë ndërkohë kërkojnë që kompania të investojnë në aeroportet në Itali përpara se të investojë në Shqipëri. Për disa të tjerë ndërkohë, shihet si një mundësi e mirë rritje. Me aeroportin e ri, Shqipëria do të bëhej një konkurrent i rrezikshëm për ne, turizmi është biznesi ynë kryesor shprehen biznesmenë të rëndësishëm të Salentos. Aeroporti i Vlorës do të fillojë të ndërtohet në mes të vitit të ardhshëm./Scan


Më të lexuarat