Secondary Adv

Nis dixhitalizimi i hartave kadastrale ne Tirane: Shmanget mbivendosja e pronave

Ka nisur procesi i dixhitalizimit të hartave kadastrale nga Agjencia Shtetërore e Kadastrës. 

 

Aktualisht po punohet në 147 zona në qarkun e Tiranës, ku hartat e reja të pronave do të jenë më të sakta. Drejtor i regjistrit dhe hartografisë, Redi Curri, pranë Kadastrës shprehet se paralelisht po punohet edhe për dixhitalizimin e regjistrit të pronave.“Dy komponentët kryesor janë regjistri, i cili është në vijim duke u bërë i tëri dixhital. Dhe që ofron shërbim të shpejt dhe cilësor. Drejtoria e Përgjithshme nuk po merret vetëm me dixhitalizimin e këtyre 147 zonave kadastrale por edhe përmirësimin e atyre ekzistuese nga ana tekniko-ligjore” deklaroi Curri. 

 

Kalimi nga harta digjitale nga harta manuale, sipas Currit iu jep mundësinë pronarëve që të kryejnë investime të ndryshme në pronën e tyre po ashtu shmang edhe mbivendosjen e pronave. “Shmangin problematika që kanë qenë ndër vite, mbivendosjet fiktive, korrigjimi i kufijve të pasurisë. Me kalimin në harta dixhitale këto shmangen, dhe i jepet prioritet pronarit për të zhvilluar pronën, duke ndërtuar investuar, pasi më parë ishte thuajse e pamundur” sqaron Redi Curri. Pavarësisht se një pjesë e mirë e zonave kadastrale në Tiranë janë drejt përfundimit, Agjencia e Kadastrës nuk mund të përcaktojë një afat se kur mund të përfundoj i gjithë procesi, i digjitalizimit të hartave, dhe regjistrimit të pronave kërkon kohë shumë të gjatë./Shqiptarja.com


Më të lexuarat