Secondary Adv

Sektori i ndertimit ne veshtiresi: Bum i madh ndertimesh, shitjet nisin renien

Sektori i ndërtimit po jep sinjalet e flluskës, për shkak se shitjet kanë nisur rënien këtë vit, teksa një bum i madh objektesh banimi po ndërtohen.

 

Sipas të dhënave të INSTAT të relatuara në statistikat afatshkurtra indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 1,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Sipas INSTAT, indeksi i prodhimit në volum shënoi rënie 0,7 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 1,8 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe po ashtu edhe indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 2,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Statistikat afatshkurtra paraqesin ecurinë e ekonomisë së vendit në periudha tremujore, nëpërmjet të cilave kuptohet zhvillimi i ciklit të ekonomisë si dhe mund të bëhen parashikime për të ardhmen e afërt.

 

Industri, zgjerohet në prodhim dhe në shitje

indeksi i shitjeve në sektorin e industrisë në volum shënoi rritje 4,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa prodhimi shënoi rritje 6,1 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë. Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 0,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe fondi i pagave shënoi rritje 7,0 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

Energjia, rënie si në shitje dhe në prodhim

Mungesa e reshjeve ka çuar shitjet dhe prodhimin e energjisë në rënie gjatë tremujorit të parë të vitit. Indeksi i shitjeve neto në volum shënoi rënie 12,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe prodhimi shënoi rënie 30,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë; Indeksi i numrit të të punësuarve shënoi rritje 0,5 %, dhe fondi i pagave shënoi rritje 1,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

 

Nga ana indeksi i shitjeve neto i ujit shënoi rritje 4,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë, ndërsa prodhimi në volum shënoi rritje 5,5 %.Numrit i i të punësuarve i punësuarve shënoi rënie 4,6 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë dhe indeksi i fondit të pagave shënoi rritje 3,3 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë./Monitor


Më të lexuarat