Secondary Adv

Nisma e ministrise se Mjedisit: Nga 1 qershori 2020 hiqet plastika nje perdorimeshe

“Qesja e fundit” është nisma më e re e Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit, që u prezantua në auditorët e Universitetit “Aleksandër Moisiu” ne Durrës.   

 

Nisma e cila që do të konsultohet me të rinjtë, akademikët, shoqërinë civile e grupe interesi, ka synimin e eliminimit tërësor të plastikës një përdorimëshe, pranverën e vitit të ardhshëm. “Ka ardhur koha që si disa vende të tjera që janë më të avancuar në këtë aspekt por si të gjitha vendet që po shkojnë me shpejtësi drejt këtij reduktimi edhe Shqipëria të shënojë në 1 qershor të vitit 2020 vendin e parë europian pa qese plastike”, deklaroi Klosi. Nga Universiteti i Durrësit, ministri Klosi u ndal tek efektet e përdorimit të plastikës në peizazh dhe shëndetin e qytetarëve. “Është një dëm i jashtëzakonshëm në të dyja komponentët. Kjo masë drastike do të jetë e shoqëruar me ashpërsim të ligjit. 

 

Ne kemi zgjedhur turizmin të jetë industria jonë kryesore, ekonomia që prodhon të ardhura për kaq shumë shqiptarë, kemi zgjedhur turizmin që të jetë biznesi i 10-20 viteve të fundit për këtë vend dhe në kuadër të vërejtjes së parë që bëjnë turistët në Shqipëri, pra të qeseve plastike kudo dhe papastërtisë, ne duhet të marrim vendime të forta të cilat i shërbejnë një Shqipërie turistike por edhe një Shqipërie të pastër ambientalisht”, tha Klosi. Aleatë të kësaj nisme, do të jenë të rinjtë e auditoreve si fasha e shoqërisë. Ministri Klosi ftoi qytetarët te refuzojnë që të shërbehen me materiale plastike./Lexo.al


Më të lexuarat