Secondary Adv

Anti-informaliteti jep efekt: Rriten kontributet shoqerore, 3 mld leke i shtohen buxhetit

Fushata antiinformalitet e ndërmarrë gjatë muajve Korrik-Gusht, ku u konstatuan një sërë punonjësish në të zezë, duket se ka dhënë edhe efektet e pritura në buxhet. 

 

Të dhënat fiskale të Ministrisë së Financave tregojnë se të ardhurat nga kontributet shoqërore në muajin Gusht regjistrohen në vlerën e rreth 56 miliardë lekëve,  apo 3 miliardë lekë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. Megjithatë, plani i periudhës sërish nuk është realizuar. Po të shikojmë ecurinë mesatare të mbledhjes së të ardhurave nga ky zë në muaj, shifrat variojnë midis 6.5-6.6 miliardë lekë, ndërsa duket se muaji Korrik 2019 shënon rekord në arkëtim, ku u mblodhën rreth 7.9 miliardë lekë. Po ashtu, me rritje në krahasim me një vit më parë, rezultojnë edhe të ardhurat nga sigurimet shëndetësore, ku në 8 muaj u mblodhën 8,7 miliardë lekë. Sipas të dhënave të Inspektoriatit Shtetëror të Punës, gjatë dy muajve të fushatës antiinforalitet u kapën në të zezë dhe u futën në skemë rreth 1465 punonjës./SCAN


Më të lexuarat